Vdes një person pas një viti në komë në Spitalin e Prizrenit, i dyshuari në arrati
Një person ka vdekur pas më shumë se një viti në gjendje kome, si pasojë e një rasti të raportuar më 26 maj 2025 në Ferizaj.
Sipas raportit të Policisë, viktima mashkull kosovar kishte qenë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, ku më 30 prill 2026 është konfirmuar vdekja e tij nga ekipi mjekësor.
Lidhur me rastin, i dyshuari – shtetas i Shqipërisë – ndodhet në arrati, ndërsa çështja vazhdon të jetë në procedurë hetimore nga organet kompetente.
“Ferizaj / 26.05.2025-19:20. Lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë në gjendje kome duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, me 30.04.2026, ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa i dyshuari shtetas i Shqipërisë gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Zëri