Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Pejë

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Pejë

Kronika May 01, 2026 - 08:49

Një incident është raportuar mbrëmjen e 30 prillit 2026 në Pejë, ku një grua kosovare ka njoftuar se në oborrin e saj është hedhur një mjet shpërthyes.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dy kartonë letre në formë cilindrike në dy lokacione të ndryshme. Po ashtu, janë hasur edhe dy bombola gazi (propan), ndërsa është vërejtur një gjurmë me ngjyrë të bardhë, për të cilën dyshohet se lidhet me shpërthimin e një mjeti piroteknik.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore. /Zëri

Raporti i plotw nga Policia:

Pejë 30.04.2026, 22:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në oborrin e saj është hedhur një mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy kartonë letër në formë cilindrike në dy vende të ndryshme, po ashtu janë gjetur edhe dy bombola te gazit (gaz propan) si dhe është vërejtur një gjurmë ngjyrë e bardhë ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi i mjetit piroteknikë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.