Një person gjendet pa shenja jete në Podujevë, pranë tij u gjet edhe një armë

Një person gjendet pa shenja jete në Podujevë, pranë tij u gjet edhe një armë

Kronika May 01, 2026 - 08:40

Një ngjarje e rëndë është raportuar më 30 prill 2026 në Podujevë, ku një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme pa shenja jete.

Sipas raportit të Policisë, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë kishte plagë në fytyrë, për të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Gjatë ekzaminimit, në afërsi të viktimës janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një mjet i mprehtë (thikë), një karikator me një fishek, një gëzhojë, disa mjete për pastrimin e armës, si dhe një palë syze të dëmtuara. Po ashtu, është gjetur edhe një armë tjetër që dyshohet të jetë jo funksionale, së bashku me 11 fishekë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Zëri