Vdes një punëtor në Pejë, ra nga lartësia e objektit ku po punonte

Vdes një punëtor në Pejë, ra nga lartësia e objektit ku po punonte

Kronika April 29, 2026 - 13:20

Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti ku ishte duke punuar.

Rasti ka ndodhur në rajonin e Pejë, ndërsa viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se autoritetet janë duke u marrë me rastin.

“Një person ka rënë nga lartësia e një objekti ku ishte duke punuar. Pasi është dërguar në Emergjencën e Spitalit, aty është konfirmuar vdekja e viktimës nga mjeku. Policia dhe Prokuroria janë duke i zhvilluar hetimet e nevojshme”, ka deklaruar Gashi. /Zëri