Shqiptari vritet nga punëtori i tij brenda një stalle në Greqi
Kronika
April 28, 2026 - 18:49
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Një shqiptar është gjetur i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të marte në Kalamata të Greqisë.
Mediat atje kanë raportuar se burri u gjet i pajetë brenda një stalle në një lagje, ndërsa në kokë kishte shenja të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Shqiptari dhe një person tjetër ishin lejuar nga pronari i stallës që të qendronin aty. Ka qenë pronari i stallës ai i cili e ka gjetur të pajet shqiptarin dhe menjëherë ka njoftuar policinë.
Theksohet se policia ka nisur hetimet, edhe pse për momentin situata mbetet ende e paqartë.