Ndalohet për shkelje trafiku në Vushtrri, policia i gjen drogë në veturë dhe e arreston
Foto: Policia e Kosovës

Ndalohet për shkelje trafiku në Vushtrri, policia i gjen drogë në veturë dhe e arreston

Kronika April 16, 2026 - 22:17

Një person është arrestuar pasditen e së enjtes në Vushtrri, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij policia ka gjetur substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i dyshuari fillimisht ishte ndaluar për një kundërvajtje në trafikm raporton Zeri.info.

“Në orët e pasdites të ditës së sotme, zyrtarët policor në Vushtrri kanë identifikuar një kundërvajtës në trafik. Pas dhënies së shenjës për ndalim nga ana e policisë, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur, mirëpo pas një ndjekjeje të shkurtër, njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë automjetin. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 10.8 gram.”, thuhet në njoftim.

Përveç tij, në stacionin policor janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet.

Që të tre më pas janë liruar, derisa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”. /Zëri