Nisin hetimet për vdekjen e 48-vjeçarit në Shtime
Kronika
April 15, 2026 - 23:19
Kanë nisur hetimet për vdekjen e 48-vjeçarit i cili u lëndua në vendin e punës në Shtime.
Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, i cili tha se është iniciuar rasti : “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Veseli më herët njoftoi se punëtori ishte dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij.