Pamje nga vendi i ngjarjes në Malishevë, ku vdiqën babai me dy fëmijët e tij [video]

Pamje nga vendi i ngjarjes në Malishevë, ku vdiqën babai me dy fëmijët e tij [video]

Kronika April 16, 2026 - 14:35

Babai bashkë me dy fëmijët e tij kanë mbetur të vdekur sot, pas një zjarri që dyshohet se ka shpërthyer në banesën e tyre.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se zjarri ka qenë shkaktar i vdekjes së tre personave.

LEXO EDHE:  Zjarri, shkaktar i vdekjes së babait dhe dy fëmijëve në Malishevë

“Brenda banesës janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore – një i rritur dhe dy të mitur – të cilët janë transportuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku është konstatuar vdekja e tyre”, ka thënë Policia.

Ndërkohë, Drenica Online ka publikuar pamje nga ndërtesa ku gjendet banesa e tri viktimave në lagjen “Mirëdita” në Malishevë. /Zëri