Trupat e tri viktimave nga Malisheva dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore [video]

Trupat e tri viktimave nga Malisheva dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore [video]

Kronika April 16, 2026 - 15:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë, ku babai me dy djemtë e tij, 12 dhe 9 vjeç, kanë humbur jetën.

Dyshohet se ata kanë vdekur pas një zjarri në banesën e tyre në lagjen “Mirdita” në Malishevë.

Trupat e viktimave ishin dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa tashmë për procedura të tjera hetimore, trupat e tyre janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, transmeton Zeri.info.

Më poshtë mund të shihni pamje nga momenti kur zyrtarët e IML-së marrin trupat e tre personave nga QMF-ja në Malishevë. /Zëri