Familja publikon portretin e babait me dy fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Malishevë
Kronika
April 16, 2026 - 21:40
Ngjarja tragjike që ndodhi nga shpërthimi i zjarrit mesditën e sotme në një banesë në Malishevë, la të vdekur një 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij.
Dyshohet se babai dhe dy fëmijët humbën jetën si pasojë e asfiksisë.
Pas ngjarjes tragjike, Valmir Berisha, familjar i viktimave, ka publikuar portretin e familjes, krahas së cilit ka shkruar:
Ngushllimet me te sinqerta per ty dhe femijet e tu vella u prefsh ne paqe shpirtat e juj u prefshin ne paqe,kujtimi yt do te jetoj gjithmon me ne.