Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet
Foto: Laura Hasani

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika April 16, 2026 - 08:51

Të mërkurën rreth orës 23:30 është raportuar se një person u gjet pa shenja jete në rrugën “Radovan Zogoviq” në Prishtinë.

Këtë për “Zërin” e konfirmoi zëdhënësi për kryeqytet, Enis Pllana.

Pllana u shpreh se njësitet policore dhe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Policia në koordinim me prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen, si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, theksoi ndër të tjera Pllana. /Zëri