![Rrokulliset autobusi në Shkrel të Rugovës, lëndohen 17 persona](/uploads/zeri.info/images/2025/February/15/auto_auto_auto_auto_auto_lajmi-fundit17115342811726496438172659653917312476961739617739.jpg)
Rrokulliset autobusi në Shkrel të Rugovës, lëndohen 17 persona
Kronika
February 15, 2025 - 12:08
Një autobus ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në fshatin Shkrel të Rugovës, duke lënë të lënduar 17 persona sot pak pas mesnate.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në emergjencë për trajtim.
“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal”, tha ai.