Policia: Armatimi në veri u gjet i fshehur në një puset kanalizimi dhe në një shtëpi të pa banuar
Foto: PK

Policia: Armatimi në veri u gjet i fshehur në një puset kanalizimi dhe në një shtëpi të pa banuar

Kronika June 15, 2024 - 09:52

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se në veri të vendit ka gjetur arsenal armësh në dy lokacione të ndryshme.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se në lokacionin e parë, armët ishin fshehur mbrapa një ndërtese në një puset kanalizimi.

“Nga njësia e hetimeve rajonale, mbrapa një ndërtese në një pusetë kanalizimi, ka gjetur dhe sekuestruar tri armë automatike AK-47, dy karikatorë me nga 30 fishekë të cal.7.62 mm, dy karikatorë të zbrazur, 11 fishekë të armës së gjatë, një këllëfë të pistoletës dhe një çantë ushtarake. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurse në rastin e dytë Policia bëri me dije se, ka gjetur një sasi të madhe të armatimit dhe eksplozivit në një shtëpi të pabanuar.

“Është raportuar se nga njësia e hetimeve, në një shtëpi të pa banuar, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të madhe të armatimit të modeleve të ndryshme si dhe eksplozivit. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri