Dyshohet për mjet shpërthyes në Taukbahçe
Kronika
June 20, 2024 - 11:00
Një mjet shpërthyes dyshohet se është gjetur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahçe.
Këtë e ka konfirmuar për Zeri.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën 'Shpëtim Robaj' në Prishtinë”, tha Ahmeti.
Tutje ajo ka bërë të ditur se tashmë Policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke e menaxhuar situatën.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tregoi Ahmeti. /Zëri