Aksident në rrugën Mitrovicë – Podujevë, lëndohen 9 persona
Kronika
June 19, 2024 - 17:20
Nëntë persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot mes dy veturave në rrugën Mitrovicë – Podujevë, saktësisht në fshatin Stan Terg.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në fsh Stan Terg, në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materilale lëndime ka pësuar nëntë (9) persona”, konfirmoi Zahiti. /Zëri