Lëvizte pa drita dhe i armatosur, arrestohet motoristi në Prizren
Foto: PK

Lëvizte pa drita dhe i armatosur, arrestohet motoristi në Prizren

Kronika May 10, 2024 - 12:11

Mbrëmë në orët e mesnatës i është sekuestruar arma një motoristi në Prizren.

Rreth orës 01:25 patrulla policore gjatë kontrollit ka ndaluar një motoçikletë që lëvizte pa drita dhe i është gjetur një armë e zjarrit, e prodhimit turk, modeli “Zoraki” dhe një karikator pa fishek, transmeton Zeri.info.

“Më 10.05.2024, rreth orës 01:25, patrulla policore gjatë pikës së kontrollit ka ndaluar një motoçikletë, e cila po lëvizte pa drita, gjatë kontrollit në bagazhin e motoçikletës është gjetur një armë e zjarrit prodhim turk, modeli ‘Zoraki’ dhe një karikator pa fishek”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, 20-vjeçari është shoqëruar në Stacionin Policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Një motoristi i gjendet një pistoletë, i sekuestrohet arma dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast nga Stacioni Policor Prizren janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim ose shfrytëzim i paautorizuar i armës” dhe rasti ka kaluar në Sektorin e Hetimeve. /Zëri