Dy persona sulmojnë fizikisht një zyrtar policor në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Dy persona sulmojnë fizikisht një zyrtar policor në Prishtinë

Kronika May 10, 2024 - 09:59

Një zyrtar policor është sulmuar fizikisht mbrëmë nga dy persona.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Prishtinë viktima mashkull, person zyrtar, ka raportuar se një veturë fillimisht e kishte goditur nga prapa e më pas dy persona të panjohur kanë dalë nga vetura dhe e kanë sulmuar fizikisht.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, kurse rasti është në procedurë hetimore.

“Prishtinë, 09.05.2024 - 14:05. Viktima mashkull kosovar, person zyrtar, ka raportuar se një veturë fillimisht e kishte goditur nga prapa e më pas dy persona të panjohur kanë dalë nga vetura dhe e kanë sulmuar fizikisht. Të dyshuarit gjenden në kërkim policor, kurse rasti në procedure hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri