Pas përleshjes fizike, arrestohen burrë dhe grua në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Pas përleshjes fizike, arrestohen burrë dhe grua në Gjakovë

Kronika May 10, 2024 - 09:56

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Gjakovë, pasi është raportuar se janë përleshur në mes vete.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 1:30, në Gjakovë, raporton Zeri.info.

“Gjakovë, 09.05.2024 - 01:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur në mes vete dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull, kosovarë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri