Vjehrri dhe kunati e sulmojnë çiftin në Lipjan, ndërhyn policia

Vjehrri dhe kunati e sulmojnë çiftin në Lipjan, ndërhyn policia

Kronika May 01, 2024 - 10:38

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Lipjan, nën dyshimin se ka sulmuar djalin e tij së bashku me renë.

Sipas Policisë, rasti është lajmëruar nga reja, që Policisë i tha se ajo së bashku me burrin e saj janë sulmuar nga vjehrri dhe kunati.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Lipjan, 30.04.2024 – 14:05. Viktima femër kosovare ka njoftuar Policinë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë sulmuar fizikisht nga vjehërri dhe kunati i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit (vjehrri) është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.