Voziti katër vite pa regjistrim, i konfiskohet vetura shoferit në Ferizaj

Voziti katër vite pa regjistrim, i konfiskohet vetura shoferit në Ferizaj

Kronika April 18, 2024 - 11:09

Mëngjesin e sotëm një veturë është konfiskuar ndërsa shoferi në Ferizaj është gjobitur me 200 euro, pasi ka drejtuar automjetin me afat të skaduar të regjistrimit.

Sipas policisë, shoferi po voziste veturën me regjistrim të skaduar para katër vitesh, transmeton Zeri.info.

“Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj me datën 17.04.2024 rreth orës 13:11 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinës, saktësisht në fshatin Babush ka ndaluar shoferin B.S (M/K) i moshës 44 vjeçar, i cili po drejtonte veturën me afat të skaduar të regjistrimit që nga data 07.08.2020”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq policia apelon qytetarët që të bashkëpunojnë me ta dhe shoferët të kenë kujdes. /Zëri