Vrasja e trefishtë në Gllogjan, tre të akuzuarit shpallen të pafajshëm
Kronika
August 24, 2026 - 14:45
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur të pafajshëm Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Rasti lidhet me ngjarjen e 26 nëntorit 2021, kur një autobus ishte qëlluar me armë zjarri, ku mbetën të vrarë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M. Një person tjetër ishte plagosur rëndë.
Prokuroria i kishte akuzuar Mehmetajt për përfshirje në sulm, ndërsa pretendonte se objektiv ishte shoferi Gjokaj.
Procesi ishte rihapur në korrik pas administrimit të një videoincizimi të ri. Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata vendosi që të tre të akuzuarit të shpallen të pafajshëm. /telegrafi