Prokuroria për tragjedinë në Malishevë: I dyshuar është bashkëshorti i viktimës

Prokuroria për tragjedinë në Malishevë: I dyshuar është bashkëshorti i viktimës

Kronika August 24, 2026 - 10:41

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje për rastin tragjik, që ndodhi në komunën e Malishevës, ku një grua shtatzënë vdiq, kurse një burrë mbeti i plagosur.

Sipas Prokurorisë, i dyshuar është vetë bashkëshorti i viktimës, i cili është duke marrë trajtim në QKUK, raporton Zeri.info.

“Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për kryerjen e autopsisë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se janë rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Zëri