Zjarr në një shtëpi në Elbasan, flakët rrezikojnë edhe të tjerat përreth
Kronika
August 25, 2026 - 19:50
Është përfshirë nga flakët një shtëpi në lagjen “Aqif Qafa” në Elbasan.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.
Flakët rrezikuan edhe të tjera përreth, pasi ekzistojnë shtëpi të tjera ngjitur në të njëjtën çati.
Ndërkaq, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta./TCh