Vrasje në Malishevë, vdes gruaja shtatzënë e një burrë plagoset
Kronika
August 24, 2026 - 07:43
Një grua ka mbetur e vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Malishevë, raporton Klan Kosova.
Sipas informacioneve nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, gruaja që vdiq ishte shtatzënë në javën e 34-të të shtatzënisë.
Pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur t’u përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në Emergjencë. Ndërkaq, burri është në gjendje shumë të rëndë dhe jostabile, raporton KlanKosova.
Ai është i intubuar dhe i kyçur në respirator, ndërsa po u nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.
Lajmi është konfirmuar për Klan Kosovën edhe nga Emergjenca në QKUK, ndërsa akoma nuk dihen detajet e rastit tragjike.