Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Kronika April 13, 2024 - 18:01

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:10 është arrestuar një person në Ferizaj që ishte i kërkuar.

I dyshuari M.I, 40-vjeçar kërkohej për veprën penale “Shpërdorim”.

Pas procedurave bëhet e ditur se i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Me datën 13.04.2024 rreth orës 15:10 hetuesit e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar M.I ( M/K) i moshës 40 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Shpërdorim’ me dënim burgimi prej 25 ditëve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në komunikatë. /Zëri