Identifikohen shoferët që bënin gara ilegale nëpër autostrada [video]

Identifikohen shoferët që bënin gara ilegale nëpër autostrada [video]

Kronika April 11, 2024 - 13:32

Garat ilegale nëpër autostrada në vendin tonë janë bërë atraksion për të rinjtë.

Së fundmi, Policia e Kosovës ka identifikuar disa shoferë, që bënin gara shpejtësie në mënyrë ilegale në autostrada, raporton Zeri.info.

Sipas njoftimit të Policisë, ata janë gjobitur me nga 400 euro, si dhe 4 pikë negative dhe për 10 muaj u është ndaluar drejtimi i automjeteve.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

"Identifikimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë”

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit "Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. /Zëri