SHSKUK: Vdes Mihrije Qubreli, infermiere e pensionuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë

SHSKUK: Vdes Mihrije Qubreli, infermiere e pensionuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë

Kronika April 10, 2024 - 15:02

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se infermierja e pensionuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë, Mihrije Qubreli, ka vdekur sot.

“Me keqardhje pranuam lajmin për vdekjen e  infermieres së pensionuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë, znj. Mihrije Qubreli. Ajo për dekada të tëra punoi dhe kontribuoi në këtë klinikë, duke qenë pranë dhe në shërbim të pacientëve. Ngushëllime familjes dhe kolegëve!”, ka shkruar SHSKUK.