Arrestohet një person për vjedhjen e kositëses së barit
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person për vjedhjen e kositëses së barit

Kronika May 09, 2024 - 08:58

Policia në Skenderaj ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Arrestimi i të dyshuarit 47-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se më datën 06 maj 2024, në fshatin Runikë, ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Në cilësi të provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një kositëse me motor për prerjen e barit, e cila ishte raportuar e vjedhur nga ana e ankuesit.

Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.