Gruaja nga Peja e dorëzon çantën dhe kuletën me të holla në Polici

Gruaja nga Peja e dorëzon çantën dhe kuletën me të holla në Polici

Kronika May 09, 2024 - 09:04

Më datën 8 maj 2024, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetarja K.B., e cila ka sjellë një çantë krahu, të cilën e kishte gjetur në parkun “Karagaç” në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë, në çantë ishte një kuletë me të holla dhe dokumente personale katërqind e tetëdhjetë (480) franga zvicerane,njëqind (100) dollarë amerikanë, nëntëdhjetë e tri (93) euro, një (1) zinxhir ari dhe dokumente personale.

"Të gjitha gjërat e lartcekura i janë kthyer qytetares (viktimës). Policia e Kosovës, e falënderon qytetaren për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri