Shtërpcë: Transportonte drunj ilagalisht, gjobitet me 200 euro
Foto: PK

Shtërpcë: Transportonte drunj ilagalisht, gjobitet me 200 euro

Kronika April 08, 2024 - 17:40

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 06.04.2024 rreth orës 20:00 në fshatin Sushicë të Shtërpcës ka ndaluar një mashkull me inicialet R.S., 32-vjeçar i cili transportonte drunj ilegalisht.

Përveç kësaj rezultoi se automjeti me të cilin i barte drunjtë ishte pa regjistrim nga data 05.09.2023, raporton Zeri.info.

“Në lidhje me këtë janë njoftuar zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve të Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar një fletëparaqitje për traportin ilegal të drunjëve dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjëve”, thuhet në komunikatë.

Policia po ashtu bëri të ditur se ndaj të njëjtit është shqiptuar gjoba prej 200 eurosh dhe i është konfiskuar automjeti. /Zëri