Arrestohet një 20-vjeçar në Ferizaj, kërkohej për dhunim
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një 20-vjeçar në Ferizaj, kërkohej për dhunim

Kronika April 04, 2024 - 12:13

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Ferizaj është arrestuar një 20-vjeçar, që ishte në kërkim.

Sipas njoftimit, personi me inicialet E.H. kërkohej për veprën penale të dhunimit me dënim burgimi prej 18 muajsh, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.