U rrahën mes vete, arrestohen dy persona në Komoran

U rrahën mes vete, arrestohen dy persona në Komoran

Kronika April 02, 2024 - 09:34

Dy persona janë arrestuar në fshatin Komoran, pasi pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete.

Sipas njoftimi të Policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 22:55, Komoran - Drenas, raporton Zeri.info.

“Komoran - Gllogoc /01.04.2024 - 22:55. Janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi pas një mosmarrëveshjeje verbale janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Dy të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri