Një i burgosur vdes në Spitalin e Pejës

Një i burgosur vdes në Spitalin e Pejës

Kronika March 23, 2024 - 17:33

Një 50-vjeçar ka vdekur sot në Spitalin e Pejës.

Ai ishte i burgosur ndërsa ishte duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, ku sot ka vdekur, ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, transmeton Zeri.info.

Viktima është A.J. i moshës 50-vjeç, transmeton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetsor i Burgjeve, njofton opinionin publik se sot rreth orës 13:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri A.J, viti i lindjes 1974.

I burgosuri nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me probleme të rënda shendetësore, si pasojë tërë kohën është trajtuar në Stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve përkatës të ShSKUK-së.

Kohëve të fundit, që nga 13.03.2024 ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.