Llapjani publikonte fotografi me armë, Policia ia sekuestron

Llapjani publikonte fotografi me armë, Policia ia sekuestron

Kronika March 17, 2023 - 19:52

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar një armë në Podujevë, pasi një i mitur e kishte ekspozuar atë në rrjete sociale.

Sipas njoftimit, për këtë rast është shoqëruar në Polici një 42-vjeçar, pra prindi i të dyshuarit, raporton Zeri.info.

“Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personit të dyshuar është iniciuar rast për mbajtje apo posedim të paautorizuar të armës”, thuhet ndër të tjera. /Zëri