Grabitet një barnatore në Prishtinë

Grabitet një barnatore në Prishtinë

Kronika November 27, 2020 - 21:53

Një grabitje ka ndodhur sot rreth orës 20:02 në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënesi i Policisë, Bajram Krasniqi. Ai tha se grabitja ka ndodhur në një barnatore ku nga i dyshuari është vjedhur një shumë parash dhe ka ikur.

“Rreth orës 20:02, policia është njoftuar për një grabitje në rrugën 'Holger Petersen' në Prishtinë. Grabitja ka ndodhur në një barnatore, ankuesja deklaron se një i dyshuar mashkull i ka grabitur një shumë parash dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Policia ka dal dhe po merret me këtë rast”, tha ai.