Plagosja e mbrëmshme në Komoran, arrestohen 4 persona

Plagosja e mbrëmshme në Komoran, arrestohen 4 persona

Kronika August 13, 2019 - 13:36
Lexo Detajet

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Komoran të Drenasit.

Ndërkohë, policia ka njoftuar sot se janë arrestuar katër persona dhe është konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë, përcjell zeri.info.

Mediume të ndryshme kanë raportuar se i plagosuri është Sh.Hajdini ndërsa sulmuesi me armë ka qenë H. Hajdini, i cili së fundi e ka ndërruar mbiemrin dhe e ka bërë H. Avdullahu. Poashtu është raportuar se dorasi dhe viktima kanë qenë të afërm.

Njoftimi i plotë:

Viktima mashkull k-shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull k-shqiptar . Viktima është ndalur në QKUK për tretman mjekësor. Njësia policore ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj k-shqiptar dhe ka konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.