Rrah bashkëshorten, arrestohet i dyshuari

Kronika June 21, 2018 - 10:04
Ja ku ka ndodhur ngjarja

Policia e Kosovës (PK), njofton se në fshatin Gllokovc, një i dyshuar mashkull ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: E therrë me thikë viktimën ja çfarë ndodh me të dyshuarin

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Gllogoc, 20.06.2018-13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare- bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /ZËRI