Dërgohet në mbajtje një person, pasi dyshohet se sulmoi zyrtarët policorë
Foto: Laura Hasani

Dërgohet në mbajtje një person, pasi dyshohet se sulmoi zyrtarët policorë

Kronika April 30, 2024 - 10:22

Një person gjatë arrestimit nga ana e Policisë ka sulmuar dy zyrtarët policorë, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 19:12, në rrugën “Ismail Qemajli” në Klinë, raporton Zeri.info.

“Rr. ‘Ismail Qemajli’ – Klinë, 29.04.2024-19:12. I dyshuari mashkull kosovar, gjatë arrestimit nga policia, ka kryer veprën e lartcekur ndaj dy zyrtarëve policorë. Si pasojë, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri