Tre persona gjenden të vdekur në lokacione të ndryshme
Foto: Laura Hasani

Tre persona gjenden të vdekur në lokacione të ndryshme

Kronika April 30, 2024 - 10:08

Tre persona janë raportuar të vdekur gjatë ditës së djeshme në lokacione të ndryshme.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas njoftimit të Policisë, rastet e iniciuara “Hetim i vdekjes” kanë ndodhur në Fushë-Kosovë, Prishtinë dhe Prizren, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Rr. “Drenica”, Fushë-Kosovë, 29.04.2024 - 23:12. Është raportuar nga familjarët se viktima femër kosovare në banesën e saj është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

ANP “Adem Jashari”, 29.04.2024 - 22:25. Është raportuar se viktima femër kosovare, derisa ishte duke fluturuar në arritje nga Zvicra, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Fsh. Manastircë - Prizren, 29.04.2024 – 06:40. Raportohet se nga familjarët e tij është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.