E therrë me thikë viktimën ja çfarë ndodh me të dyshuarin

Kronika June 21, 2018 - 09:58
Detajet

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Magure të Komunës së Lipjanit ka ndodhur një ngjarje e rënë ku një i dyshuar pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull me c`rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Detaje tronditëse nga tragjedia në Maqedoni – Ja si u dogjën fëmijët

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fshati Magure -Lipjan 20.06.2018-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /ZËRI