Gjobitet shoferi në Klinë, kishte vendosur pajisje sinjalizuese në veturë
Foto: Laura Hasani

Gjobitet shoferi në Klinë, kishte vendosur pajisje sinjalizuese në veturë

Kronika April 30, 2024 - 12:21

Ditën e djeshme Stacioni Policor në Klinë, gjatë patrullimeve rutinore, ka hasur kundërvajtësin, i cili kishte vendosur pajisje sinjalizuese me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër, që kjo është e ndaluar me ligj.

Për kundërvajtësin janë shqiptuar gjobë me 500 euro, tri pikë negative, si edhe tre muaj masë mbrojtëse, transmeton Zeri.info.

“Stacioni Policor në Klinë vazhdon punën në implementim të ligjit 08/L-186, për rregullat në komunikacion rrugor, më datë 29.04.2024, gjatë patrullimeve rutinore kanë hasur kundërvajtësin, i cili kishte të vendosur pajisje sinjalizuese me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër e cila është e ndaluar me ligj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq Policia apelon te qytetarët të respektojnë ligjin dhe shenjat në komunikacion.

“Apelojmë te qytetarët të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit, me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik|”, thuhet në njoftim. /Zëri