Vetura e godet për vdekje këmbësorin në Prizren
Kronika
August 13, 2017 - 13:58
Përmes raportit 24 orësh Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. I dyshuari mashkull gjersa ishte duke drejtuar automjetin në autostradë, ka goditur për vdekje një këmbësor mashkull.
“Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes dhe e vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, njofton policia, transmeton Express.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.