Anulohen dy fluturime të 'Kosova Airlines' dhe 'Eurokoha' me aviokompaninë Eurowings për shkak të grevës në Aeroportin e Prishtinës
Ekonomia
February 14, 2019 - 21:23
Lexo lajmet e fundit nga vendi!
“Kosova Airlines” dhe “Eurokoha” përmes një komunikate për media kanë njoftuar se për shkak të grevës në Aeroportin e Prishtinës janë anuluar dy fluturime të së premtes.
Kompanitë e fluturimeve “Kosova Airlines” dhe “Eurokoha” njoftojnë pasagjerët se nesër me datë 15.02.2019, fluturimet me “Eurowings” janë anuluar për këto destinacione:
- EW 5702 Dusseldorf - Prishtinë, EW 5703 Prishtinë – Dusseldorf si dhe
- EW 5712 Stuttgart - Prishtinë, EW 5713 Prishtinë – Shtuttgart.
"Ju informojmë se shkaqet e anulimeve të fluturimeve janë bërë për arsye të grevës në Aeroportin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Për çdo informatë shtesë mund të drejtoheni në web faqen: www.flyksa.com, si dhe në Call Center 24h:
- +381 (0) 38 220 220
- +49 (0) 180 30 30 30 6
- +41 (0) 44 315 59 59