Kuvendi ratifikon dy marrëveshjet financiare me BE-në nga IPA
Foto: Laura Hasani

Kuvendi ratifikon dy marrëveshjet financiare me BE-në nga IPA

Ekonomia April 24, 2026 - 13:54

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar sot Marrëveshjet Financiare mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian nga projekti IPA 2019 dhe IPA 2020.

Fillimisht, me 93 vota për, Kuvendi votoi pro ratifikimit të Amendamentit nr. 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020, transmeton Zeri.info.

Po ashtu, me 90 vota për shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit nr. 1. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa dyte, objektivi 1.

Të dy marrëveshjet para deputetëve janë prezantuar fillimisht nga kryeministri Albin Kurti. /Zëri