Bie çmimi i naftës në Kosovë, rritet ai i benzinës për një cent

Bie çmimi i naftës në Kosovë, rritet ai i benzinës për një cent

Ekonomia April 24, 2026 - 09:22

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) i ka publikuar çmimet maksimale të derivateve të naftës për sot.

Nafta (dizel) ka shënuar ulje për një cent krahasuar me një ditë më parë, duke zbritur nga 1.64 euro në 1.63 euro për një litër. Nga ana tjetër, benzina është shtrenjtuar për një cent, duke arritur në 1.40 euro për një litër, derisa një ditë më parë ishte 1.39.

Ndërkaq, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 0.87 euro për një litër.

Çmimet kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes në vend.