Kusari-Lila, Murati dhe Muja takohen me përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit

Kusari-Lila, Murati dhe Muja takohen me përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit

Ekonomia April 24, 2026 - 15:33

Ministrat Mimoza Kusari-Lila, Hekuran Murati dhe Armend Muja janë takuar me Shoqatën e Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumështit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Kusari-Lilës, fokusi i këtij takimi të përbashkët ishte gjetja e zgjidhjeve konkrete për të mbështetur prodhuesit vendorë në këtë industri.

Gjatë diskutimit u prezantuan edhe masat që pritet të merren nga institucionet për ndihmë ndaj këtij sektori të prodhimit në Kosovë.

Image

Disa prej hapave konkretë që u diskutuan janë:

1. Forcimi i kontrolleve në kufi dhe në treg

2. Verifikimi më i saktë i përmbajtjes së produkteve

3. Mundësia për masa fiskale për vajin e palmës dhe qumështin pluhur

4. Subvencione për fermerët

5. Mbështetje për ruajtje dhe përpunim

6. Etiketim më i qartë për mbrojtjen e konsumatorit. /Zëri

Postimi i plotë ti Kusari-Lilës (pa ndërhyrje):

Me ftesë të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Armend Muja, bashkë me ministrin e Financave, z. Hekuran Murati, u takuam me Shoqatën e Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumështit.

Fokusi i këtij takimi të përbashkët ishte gjetja e zgjidhjeve konkrete për të mbështetur prodhuesit vendorë në këtë industri.

Në qendër të diskutimit ishte konkurrenca nga produktet e importuara. U theksua rritja e importit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës, të cilat po ndikojnë në cilësinë dhe çmimin e produkteve vendore. Prodhuesit vendorë ngritën shqetësimin se produktet e importuara po shiten më lirë, ndërsa ata nuk kanë mbështetje të mjaftueshme për të konkurruar.

Gjatë diskutimit u prezantuan edhe masat që pritet të merren nga institucionet për ndihmë ndaj këtij sektori të prodhimit në Kosovë.

Disa prej hapave konkretë që u diskutuan janë:

* Forcimi i kontrolleve në kufi dhe në treg

* Verifikimi më i saktë i përmbajtjes së produkteve

* Mundësia për masa fiskale për vajin e palmës dhe qumështin pluhur

* Subvencione për fermerët

* Mbështetje për ruajtje dhe përpunim

* Etiketim më i qartë për mbrojtjen e konsumatorit

Ky sektor kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim në mes institucioneve dhe industrisë. Vetëm përmes veprimeve të përbashkëta mund të adresohen problemet dhe të sigurohet një sektor i qëndrueshëm i qumështit në Kosovë.