Hiqen nga tregu kekët me Nutella në Gjermani, dyshohet për copa metali

Hiqen nga tregu kekët me Nutella në Gjermani, dyshohet për copa metali

Bota June 26, 2026 - 18:22

Prodhuesi i njohur i ëmbëlsirave Ferrero ka tërhequr nga tregu një seri të caktuar të kekëve me Nutella në Gjermani, pasi ekziston mundësia që ato të përmbajnë fragmente metalike, të cilat mund të shkaktojnë lëndime ose rrezik mbytjeje gjatë konsumimit.

Sipas kompanisë, tërheqja prek vetëm kekët me Nutella të shitur në furrat e bukës brenda supermarketeve dhe hipermarketeve gjermane në periudhën 16–25 qershor 2026. Produktet e tjera të Nutella-s dhe seritë e tjera të këtyre kekëve nuk preken nga ky problem.

Ferrero ka bërë të ditur se konsumatorët nuk mund ta identifikojnë lehtësisht serinë e prekur, pasi kekët shiten pa paketimin origjinal. Për këtë arsye, kompania u bën thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë asnjë kek me Nutella të blerë gjatë kësaj periudhe.