Citroen prezanton furgonin me dy koka

Citroen prezanton furgonin me dy koka

Auto&Tech May 10, 2024 - 15:24

Versioni i fundit i Citron Relay është mjaft i pazakontë.

I quajtur Back to Back, furgoni duket si Photoshop, por në fakt është real dhe ka kuptim.

Ideja Back to Back është për të ulur kostot e prodhimit dhe transportit.

Furgonët janë bashkuar dhe janë përshtatur për shërbime emergjence.

Kostot e prodhimit janë ulur sepse Citroen i ndërton furgonët pa pasur nevojë ta shtojë pjesën e pasme të kabinës së zakonshme.

Gjithashtu, edhe shpenzimet e transportit zvogëlohen sepse Back to Back zë më pak hapësirë se dy automjete të veçanta.

Bëhet e ditur se ky model jo vetëm që ul kostot, por redukton edhe mbeturinat.

Ndryshe, raportohet se Relay Back to Back ka një çmim fillestar prej 45 mijë dollarëve.

Megjithatë, ende nuk dihet se a vlen çmimi për dy “kokat” e furgonit ose vetëm për njërën. /telegrafi