Nëse e keni PIN-in me këta numra, duhet ta ndryshoni urgjentisht

Nëse e keni PIN-in me këta numra, duhet ta ndryshoni urgjentisht

Auto&Tech May 17, 2024 - 11:50

Kur zgjidhni një PIN për diçka, është veçanërisht e rëndësishme që të mos jetë numër i lehtë që çdokush mund ta hamendësojë.

PIN-i më i përdorur në botë është ai klasik – “1234”, sipas analizës së kryer nga faqja e internetit “Information is Beautiful”.

Ky PIN është përdorur në 11 për qind të rasteve të analizuara, ndjekur nga “1111", "0000", "1212" dhe "7777".

“Information is Beautiful” analizoi më shumë se 3.4 milionë raste.

Përveç kombinimeve që përmbajnë numra të njëjtë ose ngjitur (p.sh. "2323" ose "5656"), një gabim tjetër që bëjnë njerëzit është zgjedhja e datës së lindjes për PIN-in e tyre.

Lista e 10 PIN-ave më të zakonshëm:

1. 1234

2. 1111

3. 0000

4. 1212

5. 7777

6. 1004

7. 2000

8. 4444

9. 2222

10. 6969

Sipas ekspertëve, hakerët kanë mundur ta hamendësojnë një të tretën e PIN-ave më lart pas 61 tentativave.

Më poshtë lista me PIN-at më të rrallë:

1. 8557

2. 8438

3. 9539

4. 7063

5. 6827

6. 0859

7. 6793

8. 0738

9. 6835

10. 8093.