Google i ndan një milion euro për studentët e Institutit bullgar të Shkencave Kompjuterike

Google i ndan një milion euro për studentët e Institutit bullgar të Shkencave Kompjuterike

Auto&Tech May 17, 2024 - 13:42

Google ka ndarë 1 milion dollarë bursa për shkencëtarët e rinj të Institutit bullgar të Shkencave Kompjuterike, Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjisë (INSAIT), të lidhur me universitetin e Sofjes, “St. Kliment Ohridski”.

Bëhet e ditur se ky donacion shënon një nga kontributet më të mëdha të gjigantit teknologjik në mbarë botën gjatë vitit 2024.

“Kjo tregon se Bullgaria është e aftë të prodhojë arritje shkencore të klasit botëror”, tha ministri bullgar i Arsimit, Galin Tsokov.

Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e investimit në një institucion shkencor, duke reflektuar besimin në arritjet e tij, shkruajnë mediat e huaja. 

Ndër tjera, ministri vuri në pah edhe rëndësinë dhe arritjet mbresëlënëse të INSAIT-it në një kohë të shkurtër.

Ndryshe, fondet shtesë synojnë të mbajnë talentet më të mira bullgare në shkencat ekzakte, duke nxitur zhvillimin e tyre dhe kontributet globale nga brenda Bullgarisë.

Siç raportohet, financimi i Google do të forcojë fokusin e INSAIT-it në fushat kryesore të Inteligjencës Artificiale, duke përfshirë modelet e gjuhës në shkallë të gjerë, vizionin kompjuterik, përpunimin e gjuhës natyrore dhe mësimin e makinerive. /Telegrafi